Shega, Fruti I XHENETIT
Arabisht: الرمان- Ar-Ruman.
Anglisht: Pomegranate.
Emri shkencor: Punica Granatum L.
Shega është pemë shumëvjecare me lartësi 3-6 m, me lule të bardha ose të kuqe të cilat shndërrohen në fruta sferikë me kurorë në krye, të cilat mbartin në brendësi kokrra të lëngëshme me ngjyrë të ndritshme, të kuqe ose të bardhë. Origjina e shegës është Irani dhe Verilindja e Turqisë, më pas ajo u kultivua në Lindjen e Mesme, në Azinë Jugore, në rajonin e Mesdheut dhe në shumë vende të tjera të botës.
Gjatë historisë së saj mijëra vjeçare, shega ka qenë simbol i shpresës, paqes prosperitetit dhe bollëkut për banorët e çdo pjese të botës ku ajo është kultivuar. Popujt e besimeve dhe kulturave të ndryshme ia kishin diktuar dhe i njihnin mirë dobitë e saj, prandaj u bë simbol per udhëheqësit historikë, letrarët dhe artistët e famshëm.
Për dobitë dhe vlerat ushqyese që ka shega, Zoti i Madhëruar e ka përmëndur atë në Kuranin e shenjtë ku thotë: “Është Ai që lëshon nga qielli ujë, nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege, që ngjajnë, por që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vështroni frytet e tyre kur formohen dhe piqen. Sigurisht që në këto ka shenja për njerëzit që besojnë.” [El En’am, 99].
“Është Ai që ka krijuar kopshte vreshtash të larta dhe të shtruara, hurma dhe bimë, me shije të ndryshme, ullinj e shegë, të ngjashme dhe të ndryshme. Hani frutat e tyre kurdo që të prodhojnë dhe jepni atë që është detyrë në ditën e vjeljes së tyre! Por mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë!” [El En’am, 99].
“66. Aty do të jenë dy burime që gulfojnë. 67. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! 68. Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë. 69. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!” [Er Rahman, 66-69].
Mjeku arab i shekullit XVI, Daud al Antaki thotë: Shega është e ëmbël dhe e ftohtë në gradën e pare, e lagësht në fund të gradës së dytë. Pastron lagështirën, acidin e stomakut, hap rrugët e frymarrjes, heq verdhëzën, shpërbëjnë tumoret, nxit epshin dhe ngjyros. Farat e saj janë shtrënguese, largojnë diarrenë kronike, acarimin e fytit, dhimbjet e gjoksit dhe temperaturën.
Përmbajtja e shegës: Shega është e pasur me: Calories, fat, Monounsaturated fat, Polyunsaturated fat, Saturated fat, Sodium, Potasium, Fibra dietike, Sheqerna, Proteina, Vitamins, A, B6, C, D,E, K, Iron, Calcium.
Dobitë shëndetësore të shegës
– Ndalon dhe lufton qelizat tumorale.
– Shega ndihmon zemrën që të jetë rezistence ndaj sëmundjeve si: ngritja e kolesterolit dhe tensionit të gjakut.
– Shega ndihmon në kurimin e Diabetit dhe mban nën kontroll nivelin e presionit të gjakut.
– Shega parandalon forcimin e artiereve dhe i mbron ato nga koagulimi.
– Shkatërron qelizat kancerore që mund të formohen në gjirin e femrës dhe nxit prodhimin e qelizave të mira.
– Forcon sistemin imunitar dhe largon lodhjen.
– Furnizon trupin me energji dhe rrit dëshirën seksuale.
– Lëngu i shegës kuron çrregullimet e sistemit tretës si: të vjellat, të përzierat, ulçërën e stomakut dhe dhimbjet e stomakut.
– Ul peshën e trupit, ul nivelin e kolesterolit të keq, largon helmet nga trupi dhe e forcon atë.
– Ndihmon për shëndetin e kockave dhe kyçeve.
– Konsumimi i rregullt i shegës parandalon zhvillimin e sëmundjes Alzheimer dhe kthjellon mendimet.
– Lufton dëmtimin e qelizave, parandalon degradimin e ADN-së.
Dobitë e lëvores së shegës
– Lëvorja e shegës është e pasur me nivele të larta anti-oksidante, flavonoids, Alfinolnakat dhe pro-Onthusianidat, acid-fenol, acid ellagic, vitamin C.
– Lufton tumoret dhe sëmundjet e zemrës.
– Ruan trupin nga helmet.
– Forcon rrënjët e flokut, kuron lëkurën e flokut dhe nxit mbirjen e tij.
– Rinovon lëkurën , hidratues dhe parandalon rrudhat.
– Ndihmon në kurimin e shqetësimeve të sistemit të frymarrjes, kollës, fytit; duke e përzier me xhenxhenfil.
– Lëkura e shegës jep ndihmë të madhe në restaurimin dhe mbrojtjen e kockave, dhëmbëve, kyçeve .
– Largon erën e keqe të gojës.
– Çaji i lëvores së shegës ndihmon në uljen e infeksioneve, dizanterisë dhe gjakderdhjes.
– Redukton urinimin e trepuar dhe gjakderdhjen menstruale.
– Ndihmon në kurimin e hemorroideve.
Si të përgatisim pluhurin e shegës?
Marrim lëvoren e shegës dhe e thajmë në diell për dy ditë, (ndryshe nga bimët barishtore që duhet të thahen në hije) më pas i copëtojmë ose i bluajmë dhe i ruajmë larg rrezeve të diellit që të ruajnë përmbajtjen e tyre.
Kujdes!!
— Maturia në përdorimin është gjithmonë parim.
— Disa njerës kanë alergji nga shega duke përfshirë, kruajtje, ënjtje, rrufë, vështirësi në frymarrje.
— Rrënjët dhe kërcelli i shegës nuk duhet konsumuar nga goja pasiqë kanë lëndë helmuese, veçanërisht rrënjët.
— Lëvorja e shegës përmban lëndë toksike prandaj duhet marrë me masë të caktuar.