Qumështi i dhisë – vlerat, vetitë dhe përfitimet për shëndetin

Qumështi i dhisë – vlerat, vetitë dhe përfitimet për shëndetin

Qumështi i lopës mbetet një nga produktet më të konsumuara çdo ditë nga shqiptarët.

Nga ana tjetër ky qumësht është arsyeja përse shumë njerëz përjetojnë fryrje dhe probleme të tjera me tretjen.

Qumështi i dhisë nga ana tjetër është një alternativë më e shëndetshme.

Dhitë prodhojnë 2 për qind të sasisë globale të qumështit.
Njerëzit që konsumojnë qumësht dhie janë më pak të prekur nga alergjitë dhe problemet me tretjen.

Vlerat e qumështit të dhisë
Qumështi i dhisë përmirëson shëndetin në shumë mënyra të ndryshme.

Inflamacioni
Qumështi i dhisë nuk shkakton inflamacion, ndaj rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga inflamacioni i zorrëve.

Metabolizmi
Studimet kanë konfirmuar se qumështi i dhisë rrit përthithjen e hekurit dhe bakrit sidomos tek njerëzit që kanë probleme me tretjen.

I ngjashëm me qumështin e nënës
Një nga vlerat kryesore të qumështit të dhisë është se ngjan shumë me qumështin e gjirit.

Përmbajtja kimike e tij është shumë e përafërt me qumështin e gjirit, ndaj tretet dhe asimilohet më lehtë nga organizmi.

Më pak yndyrna
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, përmasat e molekulave të yndyrnave tek qumështi i dhisë janë më të vogla se ato tek qumështi i lopës.
Kjo e bën qumështin e dhisë më të lehtë në tretje.

Shumë acide yndyrore
Qumështi i lopës përmban 17 për qind acide yndyrore, ndërsa ai i dhisë plot 35 për qind.

Kjo e bën qumështin e dhisë më të pasur në aspekt ushqyesish.

50 për qind e njerëzve që janë të ndjeshëm ndaj qumështit, e kanë më të lehtë të konsumojnë qumështin e dhisë se atë të lopës.

Qumështi i dhisë përmban jo vetëm kalçium por edhe triptofan, një amino acid i rëndësishëm për organizmin.

Alergjitë
Qumështi i lopës ka lidhje më të fortë me alergjitë dhe sekrecionet e tepërta për shkak të molekulave të mëdha të yndyrës.

Qumështi i dhisë nuk shkakton alergji dhe është më i butë me stomakun.

Ushqyesit e pasur
Qumështi i dhisë është përdorur tradicionalisht për të ushqyer dhe rigjallëruar sistemin nervor.

Ai ka një dendësi të madhe ushqimore dhe në një gotë të vetme plotëson 35 përqind të nevojës ditore për kalçium.
Një gotë me qumësht dhie ofron shumë fosfor, vitaminë B-12, proteinë dhe kalium.

Sistemi imunitar
Qumështi i dhisë përmban selenium, një mineral i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe mbarëvajtjen e organizmit.

All-llahu i gjithëfuqishëm thotë: “Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë“. (En Nahl, 66)

 

Qumështi i dhisë (halib-ul maiz) Natyra e qumështit të dhisë është mesatarisht i zbutur. Ai i çliron zorrët, e lagështon strukturën e thatë, ndihmon në disa raste të ulcerave në fyt, i zbut shqetësimet e kollës së thatë dhe përdoret në rastet e pështyrjes me gjak (Tuberculosis).

Përgjithësisht, qumështi i kullosave është pija (lëngu) më i kompletuar dhe më i përsosur për trupin e njeriut për arsye të gjithë substancave ushqyese që përmban.

Ai e pasuron gjakun, përputhet me nevojat e të posalindurit dhe përputhet me trupin e njeriut. Lidhur me këtë, Ibn Abbasi ka treguar se kur i Dërguari i All-llahut (alejhi selam), u ngrit në udhëtimin e tij natën (isra) deri në Xhennet, meleku Xhibril alejhi selam, ia solli një gotë verë dhe një gotë qumësht. Kur i Dërguari i All-llahut alejhi selam, e mori gotën e qumështit, Xhibrili, alejhi selam, tha: “Qoftë i lavdëruar All-llahu që të ka udhëzuar në islam”. Sikur të kishe marrë gotën me verë, pasuesit e tu do të devijonin pas largimit tënd“. (6)

Postime të ngjashme