Kisti Indian për 7 Shërime

Kisti Indian për 7 Shërime

Përshkrimi botanik: Kisti Indian është një bimë e rallë e cila rritet në Indinë jug perëndimore. Gjatësia e tij arrin deri në 1 metër e gjysmë. Pjesët të cilat përdorën në të janë degët. Kisti Indian ka një cilësi të lartë shërimi. Gjatë analizës që i është bërë këtij Kistit Indian është gjetur në të Fosfat, Hekur, Fosfor, Karbohidrate dhe antibiotikë shumë të fortë kundër ç’do lloj mikrobi. Është gjetur gjithashtu një lëndë që përmban karotinë kundër kancerit. .

Kisti Indian përmëndet dhe në hadithet e Pejgamberit Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).

Nga Umu Kejs Bintu Muhsin thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) që thotë: Përdoreni sa me shumë te keni mundësi kistin (udin) Indian sepse në të gjenden shtatë shërime. [Transmeton: Buhariu]

Pejgamberi Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: Në të vërtetë ilaçi më i mirë me të cilin ju mjekoheni është, Hixhami dhe Kisti Indian. Transmeton: Buhariu, Muslimi

Pejgamberi Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e ka klasifikuar kistin Indian si ilaç kundër infeksionit në bajame. Thotë Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): Mos u shqetësoni për bajamet përdoreni sa më shumë kistin Indian. [Transmeton: Buhariu Muslimi.]

Dobitë e Kistit Indian

Dobitë e kistit Indian janë të shumta, disa dobi kryesore të tij janë:

  • – Forcon muskujt të cilët ndodhen përeth zemrës.
  • – Ul tensionin e lartë të gjakut.
  • – Eshtë kundër kancerit të prostatës.
  • – Aktivizon dhe forcon hormonet.
  • – Përmban enzima për tretjen dhe është kundra aciditetit.
  • – Rrëja e lëngut të kistit ndihmon në rastet e dobësimit të mëlçisë, dobësimit të tretjes, plogështisë së lukthit, gripit (influenca) abdominal, barkqitjes dhe ndihmon në zbritjen e temperaturës përsëritëse, qetëson temperaturën kuartante (tek malarja), ndërsa melhemi i saj ndihmon në zbutjen e dhëmbjes në shpinë ose dhëmbjeve reumatike në regjionin lumbal.
  • – Rrënja e kistit ndihmon gjithashtu në rastet me pleuritis, zbret temperaturën e tij të lartë, qetëson simptomat e asmës, rëndimin në gjoks dhe zvoglon etjen.
  • – Kisti Indian i bluar përdoret gjithashtu për përgatitjen e andidotit (arab: tirjak) për shërimin e kafshimit nga gjarpëri.
  • – Eshtë i dobishëm kundër dhimbjes përgjatë urnimit.
  • – Lyerja e fytyrës me pomadë e cila është përgatitur me kist, të zier me ujë dhe mjaltë, ndihmon në menjanimin e njollave dhe kontrollin e ndryshimeve në lëkurë dhe gjoks, që janë pasojë e shtatëzanisë, ose e paushqyeshmërisë.
  • – Lyerja dhe masazhi me këtë pomadë ndihmon gjithashtu në menjanimin e njollave (shenjave) kirurgjikale dhe të shenjave të zakonshme.
  • – Galeni ka shënuar se kjo mund të ndihmojë gjithashtu në kontrakcionet spazmatike dhe shtangimet e muskujve të dirigjuar (lat.Tetanus), si dhe përdoret gjithashtu në shërimin e pleuritisit.
  • – Shumica e mjekëve botërorë nuk kanë patur mundësi të njohin dobitë e theksuara që ka kjo bimë, e sidomos vetinë e saj në shërimin e pleuristit.
  • – Eshtë ilaç kundër shëndoshjes dhe dhjamit të tepërt, (kërkimet e mjekut japonez Jako Xhau Sashi në vitin 2005), dobitë nga faqa 1 – 6 nga raporti i revistës shkencore për specilistët e farmacive. Viti 2004 Universiteti i Teksasit për kistin Indian. – Ai është mjet për shpërlarje dhe laksativ.
  • – Përmban veti pastruese dhe forcuese, i pastron arteriet dhe zorrët nga papastërtitë.
  • – Eliminon bllokimin e mëlçisë të veshkave dhe fshikëzës urinare.
  • – Përdoret si çaj kundra ftohjes.
  • – Përdoret kundër kollës dhe bronkitit.
  • – Ndihmon në rritjen e tonusit të trupit.
  • – Vepron si tonik digjestiv.
  • – Ndal gogësimën.
  • – Pakëson thartirën e lukthit.
  • – Stimulon tahitjen e urines.
  • – Zbërthen gazrat.
  • – Lehtëson dhëmbjet në zorrë.
  • – Nxjerr parazitët jashtë zorrëve.
  • – Stimulon ciklin mestrual.
  • – Rrit tahitjen e qumështit nga gjoksi i nënës.
  • – Qetëson dhe lehtëson dhëmbjet reumatike.
  • – Rregullon proçeset oksidoreduktive dhe vendos ekulibrin në sistemin neuroendokrin,
  • – Rrallon dhe menjanon gazrat e dëndur, të cilët grumbullohen në zorrë ose lukth.
  • – Dendëson fluidet e trupit.
  • – Përshpejton mardhëniet seksuale dhe është shumë veprues në shërimin e fluideve dhe lëngjeve që mblidhen në trup (lat. edem).
  • – Eshte rregullues për ilaçe që shkaktojnë të vjella dhe shërben për shërimin e tretjeve të çrregulluara, të fermentuara apo të prishura (lat. Dispesia) dhe ënjtjeve që shoqërohen me dhimbje.
  • – Gjithashtu ndihmon njerzit që vuajnë nga bronkitet kronike.
  • – Ndihmon taijitjen e pështymës dhe përveç të tjerave ndihmon në shpërlarjen e pështymës viskoze.
  • – Ndihmon taijtjen e spermës.
  • – Nxit pasionin për seks, (dobitë nga vëllimi 7– 15 nga libri gjithëpërfshirës i Ibën Nefisit 23/ 191,194) 
  • – Lehtëson absorbimin përbërësve tretës.
  • – Komponohet me temperamentin flegmatik të melçisë dhe të lukthit dhe e largon urthin e përkohshëm të lukthit.
  • – Nihmon në sëmundjet e melçisë, dhe është kundra dhimbjeve të shpinës etj…

Doza e këshilluar: Kisti Indian i bluar, pihet tre herë në ditë pas buke nga një lugë të vogël në një gotë me ujë duke e shoqëruar dhe me një lugë të madhe mjalt.

Përdorimi

Për tu mbrojtur nga çdo lloj sëmundje

Merret: Doza e këshilluar e kistit Indian të bluar dhe pihet tre herë në ditë pas buke nga një lugë të vogël në një gotë me ujë duke e shoqëruar dhe me një lugë të madhe mjalt.

Zemra dhe ngushtimi i damarëve të gjakut

Marrim një lugë të vogel nga kisti Indian, dhe e hedhim në një gotë normale duke e përzier me çfarëdo lloj lëngu të nxehtë, psh: caj, qumësht etj, sepse shkrin yndyrat dhe zgjeron damarët.

Kjo përdoret sa herë që ka ngushtime në damarët e gjakut.

Për sëmundjet e stomakut dhe aciditetet e tij

Marrim një lugë të vogel nga kisti Indian, dhe e hedhim në një gotë me qumësht, e përziejme mirë dhe e pijmë. Kjo përdoret tre here në ditë, në mëngjes, drekë, dhe darkë pas buke për pesë ditë me rradhë.

Për qetësimin e Kollës

Hedhja e një luge të vogël nga kisti Indian, në një gotë me çaj të nxehtë ndihmon për qetësimin e kollës. Kjo përdoret sa herë që është e nevojshme qetësimi i kollës.

Për eliminimin e sekrecioneve

Hedhja e një luge të vogël nga kisti Indian, në një gotë me qumësht të zier, shërben për eliminimin e sekrecioneve të bronkeve.

Kjo përdoret sa herë që ndodhen sekrecione në bronke.

Për rregullimin e traktit të tretjes

Hedhja e një luge të vogël nga kisti Indian, në një gotë me çaj të nxehtë shërben për rregullimin e aparatit tretës.

Për mbylljen e kohëpaskoshme të melçisë

Marrim një lugë të vogel nga kisti Indian, dhe e hedhim në një gotë me çaj të zier, më pas hedhim dhe një lugë të madhe mjalt të kokrrës se zezë i përziejmë të gjitha së bashku dhe më pas i pijmë. Kjo sherben për pesonat të cilët vuajnë nga melçia në përgithësi. Përdoret në këtë mënyrë për çdo ditë në mëngjes dhe darkë pas buke derisa të ndiheni mirë.

Zvogëlon ngjitjen e trombociteve të gjakut

Merret Doza e këshilluar kjo dozë pihet tre herë në ditë pas buke Ndihmon në zvogëlimin e ngjitjeve të trombociteve të gjakut dhe ndihmon disa pacientë, gjaku i të cilëve koagulohet më shumë. Përdoret në këtë mënyrë për çdo ditë derisa të ndiheni mirë.

Bronkitet kronike

Marrim një lugë të vogel nga kisti Indian, dhe më pas e hedhim në një filxhan kafeje, kafenë e pinë sipas dëshirës me sheqer apo pa sheqer kjo ndihmon të sëmurët nga bronkitet kronike.

Aktivizimi i memorjes dhe rritja e aftesisë për të kuptuar

Një lugë e vogel nga kisti Indian, e shoqëruar me 30 ml nënexhik të zier, në një gotë me lëng portokalli, shërben për aktivizimin e memorjes dhe rritjen e aftesisë për të kuptuar. Kjo dozë pihet për çdo ditë për 10 ditë rrjesht.

Migrena

Merret Doza e këshilluar e kistit Indian të bluar, dhe pihet dy herë në ditë mëngjes dhe darkë pas buke Në qoftë se migrena është e fortë, atëhere doza merret tre herë ne ditë: mëngjes, drekë, dhe darkë pas buke.

Për eliminim e gazrave

Hedhja e një luge të vogël nga kisti Indian, në një gotë me qumësht të zier, shërben për eliminimin e gazrave.

Ulja e kolesterolit në gjak

Marrim një lugë të vogel nga kisti Indian, dhe e hedhin në një gotë të mbushur përgjysëm me ujë duke e shoqëruar me një lugë të madhe mjalt të kokrrës së zezë (habe seude) dhe më pas e pijmë. Pihet kështu për çdo ditë derisa të ndiheni mirë. Shmangu përdorimit të yndyrnave shtazore dhe përpiqu të ulësh peshën.

Kur të zihen hundët

Vendosja e një sasie të vogël nga kisti Indian në një napë, dhe me pas e fusim në ujë dhe nga kjo përzierje marim nga një pikë dhe e vendosim në secilëm vrimë të hundës.

Vërejtje: Nuk përdoret kisti Indian për gratë shtatëzëna dhe për gratë gjidhënëse..

 

Porosit Tani në Duqanin Tonë ua sjellim në adresën tuaj!

⇓⇓⇓

Postime të ngjashme